
23/02 22:38
Dortmund ka siguruar raundin e 1/8-ave të DFB Pokal (Kupa e Gjermanisë) ekskluzivitet i “SuperSport” në Shqipëri, pas fitores në transfertë ndaj Hannover me rezultatin 0-2.
Takimi u dominua i gjithi nga miqtë, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e 11’ pas një autogoli nga Arrey-Mbi.
Ndërsa në minutën e 71’ Bellingham realizoi golin e dytë për Dortmund, pasi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë për ekipin e tij.
Në minutën e 85’ miqtë mbetën me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi Adeyemi mori karton të kuq, megjithatë mundën që ta mbronin rezultatin.
Pas kësaj fitore Borussia Dortmund siguroi kalimin në raundin e 1/8-ave të DFB Pokal.
Top Channel