‘Super-minjtë’ po bëhen rezistentë ndaj helmit në Britani dhe banorët duhet të jetojnë me ta (fotot)

19/10/2022 18:25

Metodat e zakonshme për të zhdukur kafshët parazitë duket se po i ndihmojnë kafshët e padëshiruara të krijojnë më shumë rezistencë.

Zyrtarët në Britani po japin paralajmërime për rritjen e numrit të atyre që njihen si “super-minjtë” rezistentë ndaj mënyrave të zakonshme të kontrollit të parazitëve.

Ata shtojnë se njerëzit duhet të bashkëjetojnë me brejtësit, të cilët kanë ndryshuar sjelljen e tyre gjatë izolimit të dy viteve më parë.

Kufizimet kishin reduktuar masën e ushqimit të përdorur nga minjtë dhe si rrjedhim ata u afruan më shumë drejt banesave të njerëzve në kërkim të ushqimit.

Zyrtari britanik i kontrollit të parazitëve Chris Cagienard tha për të përditshmen Daily Record se “kur ndryshon sjellja jonë, ndryshon dhe ajo e brenjtësve”.

Ai shtonte: “Popullata e minjve në Britani nuk po reduktohet, ngadalë ajo po rritet përsëri, pak a shumë siç ndodhte para Covid”.

“Nuk është se ka më shumë minj, por vetëm më shumë minj pranë shtëpive. Ka shumë produkte ndaj të cilave ato po krijojnë rezistencë”.

“Në disa zona të vendit këto produkte nuk kanë më efekt”.

Por nëse mund të vriten vetëm kafshët parazite jo-rezistente, atë herë minjtë rezistentë mund të bëhen dominues.

Zyrtari shtonte: “Ekspertët e kontrollit të parazitëve mund të përfundojnë duke vrarë vetëm brejtësit jo-rezistentë, duke lënë ato rezistente të shumohen”.

Teksa njerëzit bëhen akoma më të dëshpëruar në luftën ndaj tyre, ata i tremben rritjes së metodës së vrasjes me shirita super-ngjitëseje, të cilat shkaktojnë një vdekje agonie.

“Kapja me ngjitëse mund të bëhet edhe në mënyrë humane por problemi është se publiku i vë ato përtokë dhe i lë pa kontrolluar më, duke lënë brejtësit të vdesin nga stresi, tronditja apo uria, që është mizore”, tha Chris.

FOTO GALERI
1/4
Metodat e zakonshme për të zhdukur kafshët parazitë duket se po i ndihmojnë kafshët e padëshiruara të krijojnë më shumë rezistencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA