Të paktën tetë persona janë vrarë nga shpërthimet në burgun Insein të Mianmarit në Yangon.
Vendasit i thanë BBC Burmese se dy paketa bomba shpërthyen në hyrje të burgut mëngjesin e sotëm, duke vrarë tre punonjës të burgut dhe pesë vizitorë.
Burgu Insein është burgu më i madh në vend që strehon rreth 10,000 të burgosur, shumë prej të cilëve janë të burgosur politikë.
Sipas BBC asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili la tetëmbëdhjetë persona të plagosur.
Autoritetet thanë se bombat kishin shpërthyer në dhomën e postës së burgut, ndërsa pas kontrolleve të bëra u gjet një tjetër bombë që nuk shpërtheu.
Të pesë vizitorët që humbën jetën ishin gra dhe të afërm të të burgosurve, por ende nuk dihen më shumë detaje rreth tyre.
Burgu i Inseinit është një kompleks i gjerë, i ruajtur shumë në periferi të ish-kryeqytetit. Burgu shekullor është famëkeq për kushtet e tij të vështira dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve.
Top Channel