Sportistja iraniane Elnaz Rekabi u shfaq të mërkurën herët në aeroportin e Teheranit, pasi miqtë e saj kishin thënë se kishin humbur kontaktet me të që nga e diela, kur ajo konkurroi në Korenë e Jugut pa veshur shaminë e kërkuar për atletet femra sic kërkon nga Republika Islamike.
Videoja e shpërndarë në internet tregoi turma të mëdha të mbledhura herët të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar Imam Khomeini që prisnin sportisten
Vendimi i Rekabit për të mos veshur hixhabin gjatë garës të dielën u pa si një shenjë mbështetje për protestat e ndezura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, megjithëse një postim i dyshimtë në instagramin e saj thoshte, se mosvendosja e hixhabit ishte një keqkuptim i minutës së fundit
Rekabi hyri në një nga terminalet e aeroportit, me një kapuç të zi që mbulonte flokët e saj. Ajo më pas përsëriti atë që ishte postuar në Instagram, se mosmbajtja e hixhabit ishte “e paqëllimshme”
“U ktheva në Iran me qetësi, megjithëse kisha shumë tension dhe stres. Por deri më tani, falë Zotit, asgjë nuk ka ndodhur.”, tha ajo para mediave.
Top Channel