Rreth 300 fluturime të kompanisë Eurowings janë anuluar të mërkurën, sipas kompanisë amë Lufthanasa, si pasojë e grevës së pilotëve, të cilët janë duke kërkuar kushte më të mira të punës.
Të mërkurën është shënuar dita e tretë dhe e fundit e grevës për këtë javë.
Greva ka prekur dy të tretat e 450 fluturimeve të planifikuara. “Ne presim që t’iu kthehemi operacioneve normale të fluturimit të enjten”, thuhet në një deklaratë nga Lufthansa.
Një zëdhënës i sindikatës së pilotëve ka thënë se grevat e planifikuara për këtë javë do të përfundojnë në mesnatë.
Ende nuk është e qartë nëse palët do të kthehen në tavolinën negociuese. Një prej pikave kyçe ka qenë e lidhur me numrin e ditëve të lira të pushimit.
Pilotët kanë kërkuar 14 ditë pushim, por kompania ajrore aktualisht ofron 10.
Top Channel