
23/02 22:38
Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë dhe një lajm të keq këtë të mërkurë.
Simon Kjaer është rikthyer në stërvitje pasi ka kaluar dëmtimin dhe duket se është i gatshëm për të luajtur në fundjavë kundër Monzës.
Ndërsa sa i përket lajmit të keq, portieri Mike Maignan nuk do jetë në gjendje të luajë në fundjavë. Francezi u rikthye në stërvitje me skuadrën, por siç duket ka shfaqur sërish shqetësime gjë që tregon se i duhet ende kohë për të marrë veten.
Kështu trajneri Pioli ende nuk do e ketë skuadrën e plotë për të zhvilluar ndeshjen e Seria A në fundjavë.
Top Channel