Rama i drejtohet kryebashkiakut të Gjirokastrës: Merri pedagogët e foltores e mësoi të bëjnë fonde me projekte, të mos bëjnë ‘selfie’ atje

19/10/2022 13:31

Protesta e pedagogëve nuk është zgjidhja e duhur për plotësimin e kushteve të kërkuara nga vetë ata, kështu mendon kryeministri Rama, i cili tha se ka edhe mënyra të tjera alternative për të plotësuar kushtet që pedagogët synojnë. 

Gjatë një takimi ditën e sotme në Gjirokastër me qytetarët, Rama iu drejtua kryebashkiakut Flamur Golemi duke i thënë që t’i japë leksione pedagogëve të qytetit, se si të bëjnë fonde shtesë me projekte dhe rrogën ta përdorin vetëm për gjërat e vogla.

Ai tha se në vend që të bëjnë selfie pedagogët duhet ti përkushtohen punës e ti krijojnë vetë disa të ardhura, ndërsa pjesën tjetër të tyre ta marrin nga shteti.

“Kemi pasur raste doktorësh që janë të mirë kur marrin votat por pastaj ngelen. Ky doktori juaj këtu është gjirokastrit në kuptimin e plotë të fjalës. Më tha më fal se të jam qepur, por jo qepje. Këtë këmishën e ke parë nga unë por nuk të shkon ty. Të përgëzoj për punën. Se ju mjaltin e bëni dhe e mbani msheftas. Jo aq sa Përmeti por më shumë se të tjerët, Bashkia e Gjirokstrës është shembull për të marrë fonde nga donatorët. Do të lë amanet pedagogët e foltores në Univeristetin e Gjiokastërs, nuk keni shumë por aq sa keni sa për të mos ju marrë mësysh. Merri thuaji mos dilni të bëni selfie po hajdeni t’ju mësoj si të bëjmë fonde me projekte e rrogën ta përdorin për shpenzime të vogla.”– tha Rama.

Top Channel