Rama i bën thirrje bizneseve në Gjirokastër: Rrisni pagat e punonjësve që t’i shihni hajrin punës, ndajeni fitimin

19/10/2022 11:12

Kryeministri Rama sot nga Gjirokstra, u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që t’i rrisin pagat punonjësve, në mënyrë që të kenë më shumë produktivitet në punë. 

Ai tha se në vend që të investojnë në mure apo gjëra materiale, bizneset duhet të investojnë në pagat e punëtorëve, që të ketë shërbim më cilësor e të dyja palët të jenë të kënaqura.

“Fakti është që ja ku është bërë një super atraksion dhe një super biznes. E përsëris rrisni pagat. Fitoni më pak sot sepse siç po investoni për muret e për tavolinat e për të gjitha, mos harroni se rritja e pagës është një investim për njerëzit që duhet të keni aty, se pa ata do të fitoni më pak. Më mirë ndajini fitimin me ta që t’ja shikoni hajrin në 3-4 vitet në vijim. Është shumë rëndësishme kjo.”- tha Rama.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA