Pronari i argjendarisë hap zjarr, vret dy grabitësit në Florida, SHBA (fotot)

19/10/2022 15:36

Pronari i një bizhuterie ka hapur zjarr dhe ka vrarë dy nga katër grabitës të armatosur që hynë në dyqanin e tij në një qendër tregtare në qytetin Orlando, Florida.

Mediat vendase raportonin se  policia kishte sinjalizuar për katër sulmues, “të paktën një prej të cilëve i armatosur,” që hynë në argjendari, të cilët u përballën me zjarrin e pronarit të dyqanit sapo ai kuptoi atë që po tentonin të kryenin.

Një nga të dyshuarit vdiq në vendngjarje ndërsa tre të tjerë u larguan. Por një nga tre grabitësit e larguar gjithashtu ishte qëlluar dhe ishte dërguar më vonë në spital ku u shpall i vdekur.

Mediat vendase raportonin se një klient që gjendej brenda argjendarisë në kohën e sulmit përshkruante skenën e vdekjes së të dyshuarit të parë. “Kishte bixhuteri gjithandej rreth tij, të tjerët u larguan por ai kishte vdekur shumë përpara se të vinte policia”.

Një tjetër shitës i qendrës tregtare, Peter Lopez tregonte për ngjarjen, “Një prej tyre u qëllua, ia vdiq prapa banakut të bizhuterive. Ndërsa tjetri u largua me makinën e tyre drejt rrugës Tampa Avenue, por dhe ai kishte vdekur. Kjo ishte një grabitje dhe pronari kishte një armë zjarri prandaj mbrojti dyqanin e tij”.

Pronaret e dyqaneve ne qendrës tregtare ‘Magic Mall’ thonin se grabitjet si kjo është arsyeja se përse shumë prej tyre janë të armatosur.
“Këtu ka shumë armëmbajtës të ligjshëm, kështu që nëse do të vini në Magic Mall për të kryer një krim, ka shumë gjasa që të qëlloheni me armë”, tha një prej tyre.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA