Punimet për mirëmbajtjen e rrugës nga Ura e Dajlanit në drejtim të Shkozetit kanë nisur orët e para të mëngjeist të sotëm, por ARRSH bën me dije se nuk është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë aks.
Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet që procesi i punës të zgjasë për 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes. Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).
Njoftimi i ARRSH:
Filluan punimet🚜 që në orët e para të mëngjesit⚠️ për rehabilitimin e shtrasave asfaltike nga Ura e Dajlanit në drejtim të Shkozetit🦺 pa penguar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar për 500 metra. Me përfundimin e punës në gjatësinë e planifikuar, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës.
ARRSH-ja njoftoi se për të shmangur aksidentet, udhëzohet që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.
Top Channel