Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Skuadrat protagoniste të Finaleve të 2022 në NBA, shkëlqejnë në debutimin sezonal. Janë gjithmonë ato ekipet për t’u mundur për rivalët që duan të ngjisin shkallët e hierarkisë në NBA. Golden State dhe Boston mposhtën respektivisht Los Angeles Lakers dhe Philadelphian.
Celtics u imponuan 126-117 përballë 76-ers, me Jayson Tatum dhe Jaylen Brown që shënuan 70 pikë së bashku. Bostoni dominoi pjesën e parë, duke i dhuruar trajnerit Mazulla suksesin e parë në NBA, që në tentativën e parë. Celtics, që përfaqësuan Lindjen në Finalet e 2022, pa të dëmtuarit Gallinari dhe Robert Williams mund të bëjnë rotacion me vetëm 7 lojtarë, me Brogdon dhe Grant Williams që shkëlqyen kur u futën nga stoli.
Philadelphia nuk ia doli të mbrohej me intensitetin që kërkonte takimi, duke u lejuar shumë kundërshtarëve në tranzicionin e lojës. Gjithsesi, mund të ngushëllohen me James Harden, që u prezantua në nisje të sezonit në gjendje të shkëlqyer atletike. Duke shënuar 22 pikë në pjesën e parë, 35 në total “Mjekroshi” tregoi se mund të jetë vlera e shtuar për perspektvën. Super Sport shkruan se ndeshja nisi pas homazheve për Bill Rusell, me Philadelphian që ishte para 29-24 pas 12 minutave me Harden në formë. Në pushim skuadrat shkuan në barazim 63-63 me 14 pikë të shënuara në periodën e dytë nga Brown.
Ndeshja u vendos në periodën e tretë, një trepikësh i Tatum çoi avantazhin në 12 pikë për Bostonin në 90-78 . 76-ers nuk reaguan më, Tatum shënoi 17 pikë në periodën e tretë dhe në të katërtën Bostoni siguroi fitoren. Pavarësisht peripecive të fundit dhe skandalit me ish-trajnerin Uduka, Celtics mbeten busulla e Lindjes.
Top Channel