Netflix shpëton nga kriza e abonentëve, historia e vrasësit famëkeq rikthen shikuesit

19/10/2022 11:59
Rregullatorët në Arabinë Saudite përshkruanin rrjetin Netflix si një “sponsor zyrtar të homoseksualitetit”.

Netflix ka ndaluar së humburi abonentë, pasi luftës së ashpër për t’i mbajtur ata përballë konkurrencës dhe presioneve nga rritja e kostos së jetesës.

Gjigandi i transmetimit tha se shtoi 2.4 milionë abonues gjatë periudhës korrik-shtator, shifër kjo që përmbys humbjet që pësoi në gjysmën e parë të vitit.

Serialet hit si Monster: The Jeffrey Dahmer Story dhe Stranger Things ndihmuan për të tërhequr shikuesit përsëri në platformë

Kompania tha se pret të vazhdojë të shtojë edhe mw shumw abonentë në muajt e ardhshëm. Pas kësaj deklarate aksionet e Netflix u rritën me më shumë se 10% .

Aksionet e kompanisë ranë ndjeshëm këtë vit, duke e shtyrë firmën të shkurtojë vendet e punës dhe të rishqyrtojë parimet kryesore të biznesit të saj, si reklamimi dhe tërheqja e shfaqjeve të suksesshme.

Netflix aktualisht zë mbi 8% të të gjithë kohës së shikimit të videove në Mbretërinë e Bashkuar dhe 7.6% të kohës së shikimit të TV në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA