Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark
Tre persona kanë rënë në pranga, pasi mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Call”, u arrestuan në flagrancë administratori i biznesit Doris Telhallari dhe dy operatorët Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali.
Policia shpalli në kërkim pronarin e subjektit të paregjistruar në organet tatimore.
Sekuestrohen 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last call”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center; E. Ll., 28 vjeç dhe E. A., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë”, sipas policisë.
Pas hetimeve rezultoi se shtetasi Telhallari administronte një call center, me pronar shtetasin A. T., në zonën e ish-Parkut. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë dy të rinj, të cilët së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit A. T., ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.
Top Channel