Lidhje me Rusinë, shkarkohet shefi Sigurisë Kibernetike në Gjermani

19/10/2022 12:42

Shefi i sigurisë kibernetike të Gjermanisë, Arne Schönbohm, u shkarkua të martën, për shkak të lidhjeve të tij me një grup që ka qenë në kontakt me qarqet e inteligjencës ruse.

Schönbohm, i cili ka qenë drejtues i  Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), është kritikuar për lidhjen e tij me një shoqatë të quajtur Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, e cila vetë është kritikuar për lidhje me qarqet e inteligjencës ruse. Schönbohm, 53 vjeç, kishte qenë president i BSI që nga shkurti 2016.

Eksperti më i lartë i qeverisë për sigurinë kibernetike u akuzua se i kishte marrë lehtë kritikat e përsëritura për kontaktet e tij të vazhdueshme me Këshillin e Sigurisë Kibernetike në Gjermani, një shoqatë të cilën ai vetë e krijoi 10 vjet më parë.

Akuzat e raportuara kundër Schönbohm kishin “dëmtuar përgjithmonë besimin e nevojshëm të publikut në neutralitetin dhe paanshmërinë e udhëheqjes së presidentit të autoritetit më të rëndësishëm gjerman të sigurisë kibernetike”, thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme.

Zëdhënësja e politikës së sigurisë për të Gjelbërit në Bundestag, Sara Nanni, postoi në Tëitter se shkarkimi i Schönbohm ishte një “vendim i mirë”.

Manuel Höferlin, zëdhënës i FDP-së liberale, partia e tretë në koalicion, paralajmëroi që posti të mos mbetet vakant, në sfondin e “sulmeve aktuale në infrastrukturën tonë kritike dhe rrezikun e madh nga Rusia”. Ai i referohej sabotimit të pashpjegueshëm në rrjetin hekurudhor, disa ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA