Në kuadër të Tetorit Rozë, Top Channel ka vëzhguar Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë.

Fushata ndërgjegjësuese duket se e ka bërë të vetën, pasi në korridor shohim shumë gra të moshave të ndryshme, që presin të kryejnë eko apo mamografi gjiri.

Vij nga Kamza. Është hera e parë që do bëj një kontroll gjiri. Nuk kam bërë asnjëherë deri tani. Jam 66 vjeçe“- shprehet një qytetare.

Nuk kam bërë asnjëherë kontroll gjiri. Jam 60 vjeçe dhe nuk ka ardhur njëherë, se nuk ndjej asnjë dhimbje. Duhet bërë në fakt, se ne ngurrojmë dhe themi hë se nuk kemi gjë. Po dëgjojmë shpesh për kancerin, por unë nuk kam bërë asnjëherë kontroll“- thotë një tjetër.

Kam ardhur për mamografi sot, pasi vitin e shkuar pata një problem. Unë nuk pres Tetorin Rozë. Kontrollet e gjirit i kam nisur që kur isha 45 vjeçe. Vajzën e kam 29 vjeçe, jeton në Itali dhe atje e bën rregullisht kontrollet“- thotë një qytetare.

Unë jam Shpresa, punoj si infermiere në Qendrën Shëndetësore numër 3 në Tiranë. Vij një herë në vit të bëj kontrollin e gjirit. Sëmundja nuk zbulohet duke ndenjur në shtëpi dhe duke patur frikë“- shprehet infermieria.

Unë kisha 12 vjet që nuk bëja kontroll. Sot erdha dhe doktori më zbuloi një masë. Nuk flas dot se jam shumë e shqetësuar”– thotë një tjetër qytetare.

Unë mund të them që rasti i zonjës, është një nga rastet fatlume. E kuptoj që I erdhi e papritur, pasi gratë presin t’u themi, je mirë, nuk ke asgjë. Por rasti i zonjës u kap në kohë dhe mundësitë për t’u kuruar janë shumë të mëdha. Fushatat sensibilizuese kanë patur impakt. Unë kryej shumë vizita edhe në muaj të zakonshëm. Ndërsa gjatë Tetorit, unë p.sh. kryej rreth 40 mamografi në ditë, pa llogaritur ekografitë e gjirit“- thotë mjeku lton Petoshati pas një kontrolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA