Blogerja dhe tashmë një nga konkurrente e “Dancing With The Stars”, ishte e pranishme këtë mëngjes në “Wake Up”, së bashku me partnerin e saj në kërcim Luixhinon.
Ajo ka komentuar rreth ekperiencës së saj në DWTS, ku ka thënë se pika e saj e fortë është memoria dhe se I mban mend shumë mirë hapat.
Teksa ka folur për suportin nga njerëzit e dashur, Sara tha se familjarët e Ledrit e mbështesin shumë, madje edhe në rast zënkash me Ledrin, Sara ka treguar se familjarët mbajnë anën e saj.
Sara: Luigino ka shumë durim me mua, unë jam përtace por kam memorien shumë të mirë. I mbaj mend hapat, nuk I bëj shumë mirë por i mbaj mend. Unë qejf di të bëj.
Luixhino: Sara ka memorie monster, mban mend shumë shpejt.
Sara: Familjarët e mi kanë qenë të befasuar nga performancat e mia. Familjarët e Ledrit më mbështesin në çdo gjë, edhe kur ka një zënkë të vogël mes meje dhe Ledrit ata më mbështesin mua, isha e sigurt që do më mëbshtesin edhe në këtë eksperiencë.
Natën e parë isha më mirë, natën e dytë kisha shumë rrotullime e kisha frikë mos më merreshin mendtë. Të premten u mërzitëm pak kur na dhanë pikët, sepse çdokush që na kishte parë na kishin thënë e sigurt që do të merrni shumë pikë.
Top Channel