Së fundmi është zbuluar më shumë për marrëdhënien e Olivia Wilde me ish-partnerin e saj Jason Sudeikis falë një Apple Watch, sipas dados së fëmijëve të tyre.
Ajo pretendon se Jason ishte shumë i shkatërruar kur mësoi se Olivia kishte pasur një lidhje me këngëtarin britanik Harry Styles saqë doli para makinës për ta ndaluar të largohej. Pavarësisht këmbënguljes së aktores se ndarja e tyre ishte miqësore në fillim, dadoja ka rrëfyer për Daily Mail se si ndarja e la Sudeikis të shkatërruar.
Aktorja 38-vjeçare ka insistuar gjithmonë se ajo dhe Sudeikis ndanë rrugët në fillim të 2020 dhe se marrëdhënia e saj me këngëtarin filloi muaj më vonë. Por sipas dados, ndërkohë që në tetor ajo po fliste edhe për martesë me Sudeikis, një muaj më vonë ata u ndanë, konkretisht disa javë pasi filluan xhirimet e filmit “Don’t Worry, Darling”, në të cilin regjisor është Harry Styles. Por si e zbuloi Sudeikis marrëdhënien e partneres së tij?
Nga një Apple Watch, sipas dados. Siç tha ajo, Wilde e kishte lënë orën inteligjente në shtëpi, me aktorin që lexonte mesazhet që kishte shkëmbyer me Harry Styles. Megjithatë, ish çifti kanë dalë me një deklaratë të përbashkët duke thënë se akuzat e dados ishin të pavërteta.
Si prindër, është tepër shqetësuese të mësosh se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël ka zgjedhur të bëjë akuza kaq të rreme dhe të ndyra për ne në publik. Fushata e saj 18-mujore për të na ngacmuar ne, si dhe të dashurit, miqtë e ngushtë dhe kolegët, ka arritur kulmin. Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë, me shpresën e sinqertë se ai do të zgjedhë të lërë të qetë familjen tonë.
Rikujtojmë, se Wilde dhe Sudeikis filluan të takoheshin në vitin 2011 dhe ishin të fejuar për disa vite. Në nëntor 2020, u raportua se të dy nuk ishin më bashkë. Ndërsa çifti është përfshirë në një betejë ligjore se ku do të rrisin fëmijët, Daisy dhe Otis, Wilde i shpjegoi Vanity Fair se dy fëmijët e saj e kuptojnë situatën e saj me Sudeikis.
Top Channel