Berisha mbron pedagogët, ish-kryeministri: Rama duhet ta nisë vettingun nga pasuria e tij

19/10/2022 15:09

Sali Berisha mori sërish në mbrojtje pedagogët duke sulmuar Edi Ramën për sjellje prej diktatorit. 

Kryeministrit që paralajmëron  se pedagogët e universitetet se do i nënshtrohet vettingut njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët , Berisha i sugjeroi që pastërtinë e figurës  ta nisë më parë nga vetja.

“Ka fytyrë të kërkojë vetting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar. Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure. Njëherë zonja thotë se u bënë me paratë e Kurbanit, ky del e thotë se u bënë me paratë e emigracionit. Kërkojani një faturë për paratë e emigracionit me të cilat ndërtoi vilën. Nuk ka asnjë faturë të vetme. Thotë ka 3800 dojçmarka, ndërkohë që sarajet ishin ngritur komplet. Ky kërcënon pedagogët, kërcënon me mbyllje universitetet e Vlorës, Gjirokastrës.. Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve. Enver Hoxha, gjëja e parë që bëri ishte dekapitimi i elitës.”- tha Berisha.

Rreshtimi demokratëve krah kauzës së pedagogeve  ka  prodhuar sulmet e kundërshtarit politik se opozita po përdor protestën për politik. Por Sali Berisha pretendon te kundërten.

“Sa i përket mbështetjes tonë, ajo është lëvizje sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizja jonë, do e thonim me krenari sepse nuk kemi asnjë kompleks. Por ajo është lëvizje e sindikatave.”- tha ai.

Deputeteve te grupit që ai drejton  të cilëve sot iu bashkua zyrtarisht edhe Xhelal Mziu, Berisha iu kërkoi angazhim për përgatitjen  e një proteste kombëtare që do thirret nga opozita .

Top Channel