Auditore boshe, studentë që largohen! Të rinjtë mbeten në pritje të zhvillimit të mësimit: Nuk mund të na pezullojnë, mbështesim kërkesat e pedagogëve

19/10/2022 11:32

Protesta e pedagogëve dhe bojkotimi i mësimdhënies, ka pezulluar procesin mësimor në disa universitete, ku megjithëse nxënësit paraqiten në fakultete, mbesin në pritje pa asnjë njoftim.

Ka raste që pedagogët në disa degë paraqiten vetëm për prezantim me studentët por nuk zhvillohet mësim dhe studentët largohen pas prezantimit.

Siç shihet në video, pjesa më e madhe e auditorëve janë boshe dhe studentët e paktë që janë paraqitur presin të zhvillohet mësimi.

“Nuk kemi bërë mësim ka tre ditë, jemi duke pritur. Jemi në vit të parë. Kërkesat e tyre janë të drejta por duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejt që edhe ne të mos rrimë pezull. Jemi në pritje të zhvillimit të mësimit.”- tha student.

Sindikata e pedagogëve ka përshkallëzuar hapat deri në përmbushjen e kushteve të tyre. Sindikata njoftoi sot se nesër do të ketë bojkot total të mësimit, ndërsa është njoftuar mbajtja  e protestës kombëtare përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA