Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën para komisariatit të Bulqizës, ku janë shënuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa rastet e tilla nuk kanë qenë të rralla.

Duke qenë se përballë komisariatit të policisë ndodhet shkolla “Gjimnazi Arbëria”, gjatë pushimit të gjatë shumë të rinj lëvizin me shpejtësi të lartë me makinat e tyre.

Kjo situatë vazhdon edhe në përfundimin e mësimit, ku të rinjtë vijojnë të njëjtën rutinë. Policia ka nisur hetimin e ngjarjes dhe zbulimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel