Të paktën 20 të vrarë e 14 të plagosur nga përplasja e autobusit me pasagjerë në Kolumbi (fotot)

18/10/2022 18:14

Imazhet e rënda televizive tregonin autobusin të rrotullohej pas aksidentit mes qyteteve jugperëndimore të Pasto e Popayán

Të paktën 20 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 14 u plagosën në tragjedinë e të shtunës, tha policia, duke shtuar se dyshimet e para janë për të defekt teknik të mjetit.

Mediat vendase thonin se autobusi ishte pranë përmbysjes në faqen e malit por rrjedhimisht ndaloi i penguar nga një barrierë e rrugës.

Autobusi i mbushur me pasagjerë po udhëtonte nga qyteti port i Tumaco drejt Cali, rreth 320km larg drejt verilindjes, kur ndodhi tragjedia.

Mes të plagosurve ishin një vajzë e vogël tre-vjeçare dhe një djalë tetë vjeçar, raportonin mediat vendase.

Kreu i policisë në Narino, Albertland Agudelo, tha se nuk njiheshin shkaqet e tragjedisë, por hetuesit po shikojnë mundësinë e defekteve teknike në sistemin e frenave.

Raportimet sugjeronin se shoferi kishte humbur kontrollin pas një kthese në një zonë me mjegull.

Policisë e zjarrfikësave iu deshën rreth nëntë orë për të ngritur mjetin në këmbë, për të evakuar të plagosurit dhe nxjerrë trupat e viktimave të tragjedisë.

FOTO GALERI
1/3
Imazhet e rënda televizive tregonin autobusin të rrotullohej pas aksidentit mes qyteteve jugperëndimore Pasto e Popayán

Top Channel