“Tatim të jashtëzakonshëm për HEC”/ Rama premton bonus për pensionistët. Heqjen e taksës për pagat 50 mijë lekë

18/10/2022 15:11

Në takimin e parë shpjegues, një lloj parafushate elektorale, kryeministri Rama njoftoi se qeveria do vendosë një taksë shtesë ndaj prodhuesve të energjisë elektrike që po fitojnë nga kriza energjetike.

Bëhet fjalë për hidrocentralet e ndërtuara me koncesion që shesin energjinë në bursë ku çmimet janë rritur 10 herë.

“Inflacioni një flamë në të gjithë kontinentin….qeveria këtu sepse ka marrë përgjegjësi për ta lehtësuar këtë barrë. Nëse ne nuk do kishim mbrojtur çmimin e energjisë në bizneset tuaja sot to të ishin falimentuar, jo më të rrisje volumin e të ardhurave siç ka ndodhur”, tha Rama.

Pasi solli shembullin e Italisë ku çdo ditë mbyllen biznese si pasojë e energjisë elektrike e që kjo mos të ndodhë në Shqipëri, kryeministri tregoi për planin e qeverisë i lidhur me prodhuesit e energjisë.

Tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Kanë fitime marramendëse që vinë nga fati. Tatim shumë më të lartë. I një kohe të jashtëzakonshme, që një grup njerëzish të nxjerrin fitime ndërkohë që ne këtu flasim që nuk mund të rrisim dot këto tre muaj pagat e zjarrfikësve. Taksa që ne duam të vendosim për tu kaluar nga prodhuesit tek njerëzit”, tha Rama.

Duke vijuar premtimet e para fushatës, kryeministri tha se buxheti i vitit 2023 do jete dyfishuar krahasuar me 2013 kur socialistët morën qeverisjen. Edhe këtë fund-viti do të ketë bonus për pensionistët përfshi zerim takes për të gjitha pagat deri 50,000 lekë.

Këto nuk e zhdukin inflacionin tha kryeministri  por e zbusin atë.  Ndërsa për amnistinë fiskale, Edi Rama la të kuptohet se nuk ka kthim pas.

“Amnistia fiskale , na tregojnë kriminelë si ato të organeve të trafikuara. Jo patjetër që Shqiptarët bëjnë emër në botën e krimit në botë. 99% e tyre njerëz si këtu dhe kanë hapur dyert e mbajnë ekonominë. Si futen të gjithë në një thes? Është e papranueshme kjo gjuhë në shumë gjuhë të huaj. Ajo palo opozitë e rublave. Ka një pjesë tjetër që s’ka dalë në dritë. Ka gisht kjo që sot prej shumë vitesh ul e ngre Shqipërinë si çerdhe krimi për politikë dhe pushtet. Harmoni e plotë mes partisë së Putinit dhe atyre dje në pushtet që bërtasin Shqipëria në rrezik”, tha Rama.

Top Channel