Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare
Më shumë se 1,100 qytete dhe fshatra kanë mbetur ende pa energji pas 10 ditësh të sulmeve ruse që synonin objektet energjetike të Ukrainës.
Në 10 ditët e fundit, Rusia ka kryer rreth 190 sulme masive me raketa, dronë kamikaze dhe artileri në 16 rajone të Ukrainës dhe në qytetin e Kievit.
Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës të Ukrainës, Oleksandr Khorunzhyi zbuloi saktësisht rreth shifrave për bilancet e qyteteve të goditura.
“Për momentin, 1,162 vendbanime në rajonet Dnipropetrovsk, Kirovograd, Zhytomyr, Kharkiv, Donetsk, Zaporizhzhia, Lugansk, Mykolaiv, Kherson mbeten të ndërprera nga energjia elektrike”, tha ai.
Që nga nisja e vrullshme e sulmeve së fundmi, janë vrarë më shumë se 70 persona dhe 240 kanë mbetur të plagosur.
Top Channel