Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat? Reagon Rama: Nuk ka gjasë, është thashethem! As nongrata nuk ka shans të hiqet

18/10/2022 18:31

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe lajmet se Shqipërisë mund t’i rikthehet regjimi i vizave.

Përmes një reagimi në Twitter, Rama shkruan se është thashethem lajmi se BE-ja do të riktheje regjimin e vizave, teksa i referohet ish-kryeministrit Berisha duke thënë se “të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri”.

Rama thotë se vizat nuk ka gjasë të rikthehen, ashtu sikurse non-grata (ndaj Berishës), nuk do të hiqet.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba”- ishte reagimi i kryeministrit Rama në Twitter.

 

Top Channel