“Rivlerësim i thellë ligjor për të gjitha universitetet”, Rama: Pedagogët dhe privati të deklarojnë pagat, ose shkojnë në kontrollin e pasurisë

18/10/2022 10:47

Kryeministri Edi Rama tha se do të kryhet rivlerësim i thellë ligjor për të gjitha universitetet e vendit, ato publike dhe jo publike.

“Për pagat ka edhe një element tjetër ko bëjmë rivlerësim të thellë ligjor të të gjitha universiteteve. Është bërë disa vite më parë, publike dhe private me procesin e rankimit për të parë deri në fund konformitetin me ligjin, jo si një gjë teknike por si esencë në funksion të performancës, sa kemi pedagogë që për shkak të një page jo plotësisht të kënaqshme shkon në universitet privat, aty tjetër deklarojnë, tjetër marrin. S’mund ta pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason, duhet t’i bëjmë një thirrje universiteteve private dhe pedagogëve që nëse ka mospërputhje duhet ta deklarojnë se procesi do të shkojë në kontrollin e pasurisë siç e bën gjithë bota”, tha Rama.

Top Channel