Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushin, po zhvillojnë ditën e sotme një takim me rektorët e universiteteve për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.
Teksa ka renditur arritjet e institucioneve arsimore të larta, Rama ka përshëndetur punën e bërë nga Univeristeti i Tiranës, për të cilin tha se është hera e parë që renditet lider në disa projekte ndërkombëtare.
Kryeministri Rama tha se do të merret shumë seriozisht plotësimi I të gjitha kushteve për të pasur një renditje sa më të mirë në rankimin e universiteteve.
Megjithatë, sipas tij, niveli i arsimit të lartë edhe pse është si dita me natën në krahasim si ç’ka qenë, është akoma si nata me ditën në krahasim me çfarë duhet të jetë. Duke e krahasuar me rankimin e shërbimeve publike ku Shqipëria renditet e teta në botë dhe e 19-ta në Europë, Rama tha se duhet shumë punë për të arritur diçka të tillë edhe në arsim.
Fjala e Ramës:
“Jemi këtu për të diskutuar për një tematikë shumë të rëndësishme që ka të bëje me rankimin e universiteteve tona dhe nga ana tjetër një vlerësim të plotë të gjithë kritereve të ligjshmërisë kur jemi në një fazë të ndërmjetme pas reformës së arsimit të lartë, pas fillimit të zbatimit të saj në funksion të thellimit të kësaj reforme jo më në aspektin ligjor por në modernizimin e të gjithë sistemit. Para se të them disa fjalë më shumë dua t’ju bëj me dije që, siç e kishim diskutuar me rektorët në takimin e Pragës, unë e kam ngritur temën e universitetit si një temë që duhet konsideruar nga BE—ja për tu trajtuar dhe adresuar pa pritur që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Universitetet e vendeve të BE-së kanë nga njëra anë mundësinë e krijimit të menjëhershëm të sinergjive dhe financimet ekstra, gjë që për ne është e pamundur sepse nuk jemi anëtarë të BE-së. Kemi çelur një proces të ndërkombëtarizimit të Universiteteve dhe dua të falenderoj rektorët sepse shoh shumë hapa solidarizues. Pa ju marr kohë me shifra dua të risjell në vëmendje një shifër domethënëse të UT, që ka rritur numrin e përfituesve nga më pak se 50 përfitues në më shumë se 400 përfitues. Kjo është diçka e jashtëzakonshme po të marrim parasysh kohën që ka ndodhur, duke bërë që kapaciteti ynë finacues të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme. Unë e sjell këtë shembull këtu në funksion të asaj që thashë pak më parë. Ne kemi shumë më tepër kapacitetet që kishte lexuar në sytë e opinionit publik. Sot ky është një nga efektet më të rëndësishme të reformës dhe të kësaj qasje të re dhe të nxitjes për ndërkombëtarizim. Nuk kemi të ardhme tjetër përveç krijimit të sinergjive dhe çeljes së universiteteteve evropiane përmes tonave. Ky është një hap domethënës dhe përsëri dua ta përshëndes punën e bërë nga UT. Është e dukshme që reformimi po sjell një impakt në metodat e mësimdhënies, në menaxhimin dhe ofrimin e mundësive të reja. Për mua edhe këtu edhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në këtë pozicion. Edhe procesi i financimit tregon që jemi në drejtimin e duhur, pavarësisht se duhet akoma më shumë si hapësirë përgjegjësie. Çështja që shtrohet sot është se pavarësisht përparimit real, raporti ynë me të ardhmen është I zhdrejtë, renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale është e papranueshme. Lajmi i mirë sipas analizës së bërë dhe mbi çfarë rezulton nga reforma, është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet. Kemi disa projekte ku është lider UT, dhe kjo ndodh për herë të parë. Kapacitetet I kemi shumë më të mira sa tregon niveli i rankimeve. Gjëja që kemi vendosur është që të merremi shumë seriozisht me këtë aspekt, ti ndjekim nji nga nji të gjitha kushtet që duhen përmbushur për të pasur një rankim shumë më dinjitoz. Një nga pikat që duhet si çfarë është kjo, është përmbushja e disa standarteve dixhitale, websiteve. Në një vend që rankohet si i teti në Europë dhe i 19 në botë për shërbimet publike. Deklarimi i të dhënave të matshme dhe cilësore ka të bëje drejtëpërdrejtë me rankimin e universiteteve. Është shumë domethënëse ajo çfarë kemi sot si një terren ku kanë filluar të duken frutet e para të reformës.”-tha Rama
Top Channel