Prodhuesit e bukës: Të ulen taksat/ Prodhuesit shqiptarë bashkojnë  zërin me ata evropianë

18/10/2022 15:11

Lufta në Ukrainë solli pasoja ekonomike në mbarë globin, furrat e bukës që prej muajt shkurt të këtij viti një ton grurë e blejnë dy herë më shtrenjtë.

Por rritja e çmimeve nuk u ndal vetëm tek drithërat.

“Jemi nën presion gjatë gjithë kohës,nga mungesa produkteve, nga klientët, nga punëtorët. Të gjithë produktet janë rritur nga 60-80%. Mielli ka qenë 450 është bërë 800. Margarina ka qenë 1600 është 3300.Kripa ka qenë 200 ka shkuar 280 lekë. Vaji ka qenë 1600 është bërë 2800-3200.Paga e punëtorëve ka qenë 350 ka shkuar 600-700 dhe vazhdon të rritet“, tha furrxhiu Avni Nela.

Për këtë arsye Konfederatën Evropiane e të Furrave dhe Ëmbëlsirave ku bën pjesa edhe shoqata e prodhuesve shqiptarë, në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ngrenë shqetësimin se furrat e bukës rrezikojnë të ulin qepenin përgjithnjë, por që një gjë e tillë të parandalohet furrxhinjtë kërkojnë të merren masa parandaluese fiskale.

“Ne jemi në limitin e falimentit. Në këto momente shteti mund të bëjë uljen e TVSH nga 20% në 8% është shumë. Është një ndryshim këtë ka mundësi shteti sot. Sepse krizën e drithërave nuk e ndeyshon dot, krizën e gjalpit nuk e ndryshon dot, pra të ulë tvsh gjithë rajoni e ka me 6-8, kurse në 20%”, shtoi Nela.

Pas pandemisë, luftës, dhe krizës së energjisë furrat e bukës shqiptare kërkojnë uljen e tvsh, sipas tyre reagimi në kohë i qeverisë do të  ndalonte një tjetër rritje të cmimit të bukës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA