Procesi i rankimit/ Rama: Duhet ta bëjmë bashkarisht! Akreditimi është i pavarur nga qeveria, e ka bordi

18/10/2022 11:39

Akreditimi i universiteteve është proces e pavarur nga qeveria dhe si i tillë, për menaxhimin e këtij procesi është krijuar një bord i posaçëm akreditimi. 

Kryeministri Rama u shpreh sot se procesi i rankimit duhet të ndërtohet bashkarisht në mënyrë që të ndërtohet një strukturë transparente dhe e pavarur.

Rama: Në kërkimin shkencor universitetet jopublike nuk janë përjashtuar. Janë disa univeristete jopublike që kanë marrë financim nga shteti, sa i përket çështje së akreditimit duhet të bëjmë një diskutim ku duhet të jetë edhe bordi i akreditimit që ti ndajmë punët. Kështu që akreditimin nuk e ka qeveria e ka bordi. Edhe ata që janë një makineri e përsosur në raport me të tjerët kanë hapësira përmirësimi, jo më ne. Kjo ndjenja e të qënurit nën terrorin e një kontrolli nuk i bën keq botës universitare në këtë fazë. Nuk është bota universitare në ato standartet beso dhe mos kontrollo. Nuk ka qenë para 70 vitesh por vetëm para 7-8 vitesh kur na u desh të nxjerrim jashtë sistemit disa universitete. Ne duam ta bëjmë bashkarisht rankimin, të ndërtojmë bashkarisht rrugën se mbi cilin model do të bazohemi, çfarë modelesh do të përdorim, pasi ka dhe modele të kombinuara, e kush do e bëje. Mund të ndërtojmë një strukturë që të jetë fleksibël, transparente dhe e pavarur. Është shumë e rëndësishme që këtë lloj arbitri ta pranojnë lojtarët. Për këtë do të bëjmë një proces dhe ju jeni të mirëseardhur që të jepni sugjerime. Paraprakisht secili prej jush që ka kritika e rezerva ti bëje me shkrim dhe ne tua japim anëtarëve të bordit e të vijnë të përgatitur. Unë kam pasur personalisht një qasje ndryshe nga çfarë vendosen reformatorët, për mua diferencimi mes universiteteve publike dhe jopublike është i madh dhe i padrejtë por si kryetar i PS-së unë këtu ndalem. Që të kemi një sistem efiçent, i garantuar dhe me integritet, atëherë kjo diferencë duhet ngushtuar. Ata që vijnë në universitetet private janë njerëz që kane mundësi, por opinion im është që diferenca është shumë e madhe. Nëse kërkojmë maksimumin njësoj, do të ngushtojmë diferencimin, duke i dhënë më shumë rëndësi ekselencës dhe cilësisë.

Top Channel