17 vite më parë, kur as në Tiranën kryeqytet të civilizuar dhe as në qytetin e Shkodrës, djep të kulturës, nuk mendohej futbolli i femrave, në fshatin e Jubanit, 10 vajza, dolën kundër të gjithëve duke thyer paragjykimet dhe tabutë e shoqërisë shqiptare. 

Në  këtë fushë, më 6 shtator të vitit 2005 u krijua ekipi i parë me vajza dhe u luajt ndeshja e parë në historine e futbollit shqiptar. Gjithçka nisi nga pasioni i familjes Jaku dhe vajzave të fshatit për këtë sport.

Sot, futbolli i vajzave në Shkodër i ka kaluar të gjitha pritshmeritë. Historinë e shkruar nga familja Jaku me ekipin e parë Juban Danja, e ka vazhduar një tjetër familje, ajo Matia por me Vllazninë.

Nën drejtimin e Lazer Matise si  president, djalit të tij drejtor teknik dhe vajzave për disa vite futbolliste, Vllaznia realizoi arritjen me të madhe të futbollit shqiptar, kualifikimin në Champions League.

Kjo ëndërr e  nisur në një fshat do të realizohet ditën e enjte, ku Vllaznia do të luajë në “Loro Borici” ndaj  Real Madrid ndërsa më pas do të përballet me Chelsean dhe Paris Saint Germain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA