Ukraina mori sot 2 miliardë euro fonde mbështetëse nga Bashkimi Europian. Ky është kësti i parë i një pakete prej 5 miliardë eurosh.
Dhurimi u bë për shkak të vazhdimit të luftës me Rusinë, e cila shpërtheu në shkurt të këtij viti.
Sulmet e rifilluara nisën në objektet e furnizimit me energji në qytetet kryesore të Ukrainës në fillim të tetorit.
Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelenskyy tha se 30% e termocentralit është rrëzuar.
Sky News shkruan se kryeministri ukrainas Denys Shmyhal e përshëndeti mbështetjen e dorëzuar Kievit nga Bashkimi Evropian pasditen e sotme.
“Burimet shtesë financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve urgjente buxhetore, veçanërisht për sferën sociale dhe humanitare”, u shpreh Shmyhal.
Top Channel