“Jemi puthur gjatë një takimi në Durrës”, Albi thotë “të vërtetën” e tij, Anxhela pranon…

18/10/2022 22:09

Ky sezon i “Për’puthen” është shoqëruar që prej fillimit me debate të ashpra mes konkurrentit.

Këtë të martë, Albi mori fjalën për të thënë se me Anxhelën ka pasur flirtime jashtë studios. Teksa Anxhela ishte në një takim sqarues me Arbrin, Albi përmendi tregoi se me konkurrenten është njohur gjatë audicioneve dhe më pas kanë dalë disa herë dhe madje kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Anxhela pranoi se ka pasur pëlqim në fillim dhe ka dalë me të, por mohoi të ketë pasur puthje.

Anxhela: Pas takimit më çove në shtëpi dhe kaq…

Albi: Çfarë bëmë pastaj?

 “Në takimin e dytë kemi qenë në Durrës, unë isha me shoqen time, ti me shokun tënd. Nuk të eci me mua, shkove te shoqja ime por kur nuk të doli ike dhe u zhduke”, tha më tej Anxhela.

Albi shtoi se ka prova dhe mund të nxjerrë pamje, madje të marra nga kamerat e lokaleve që kanë kaluar kohë së bashku, kjo deklaratë e tij nxiti debate në studio. Ori dhe Neda i cilëson të pavenda kërcënimet e tij. “Çfarë do të thotë kjo, se një djalë që e kam puthur se e kam ndjerë në një moment të caktuar, mund të marrë në mënyrë të jashtëligjshme pamjet nga kamerat dhe të m’i nxjerrë mua”, tha Oriela Nebiaj.

“Këto janë kërcënime dhe ti nuk mund të vish ti bësh këtu”, i tha më tej Neda Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA