Interi rikthehet në garë për sulmuesin francez, gati t’i ofrojë pagën e Dzekos

18/10/2022 17:57

Interi e kërkoi me ngulm verën e 2021-shit, por kur ishte shumë pranë firmës, Marcus Thuram pësoi një dëmtim të rëndë dhe transferimi në Milano dështoi, megjithatë palët janë rikthyer sërish në negociata.

Edin Dzeko pritet të largohet në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata dhe te Interi janë gati t’i ofrojnë francezit të njëjtën pagë që përfiton aktualisht boshnjaku, ose rreth 5 milionë euro në sezon, me qëllim që ta marrin në Milano.

Nëse Thuram nuk rinovon me Gladbach deri në janar, atëherë është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen dhe te Interi janë gati ta joshin me një parakontratë, në mënyrë që të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit verën e ardhshme.

Sulmuesi francez është një alternativë mjaft e mirë për sulmin e zikaltërve, pasi përshtatet shumë mirë me skemën 3-5-2 dhe për më tepër, vjen me parametra zero, duke bërë që te Interi të mos shpenzojnë dhe në të njëjtën kohë të ruajnë numrin e sulmuesve./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA