Pas e-Albanias, sulmi ndaj sistemeve policore përveç cenimit të sigurisë kombëtare, fshihte një tjetër qëllim.

Kjo lidhet me kamuflimin e personave që hynin dhe dilnin në Shqipëri për çuarjen përpara të planeve për sulme terroriste. Planet e parandaluara për sulme, treguan se agjentët e regjimit iranian ishin pikasur në pikat e hyrje – daljeve në pikat kufitare.
“Raportet sidomos të FBI dhe CISO kanë kryefjalë të tyre një pyetje: kush e la derën hapur? Nëse do të hetojmë kush e la derën hapur dhe si iu përgjigjën sistemet tona këtij sulmi atëherë ne mund të kuptojmë realisht nëse kemi pasur në të vërtetë bashkëpunëtorë brenda institucioneve shqiptare ose jo dhe për të dalë në një konkluzion të tillë ne duhet të bëjmë një hetim të gjithanshëm”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Ekspertët thonë se hakerat dhe ata që fshihen pas tyre kanë kryer si fillim një vëzhgim të mirë të terrenit. Pasi u analizuan pikat e dobëta dhe dokumentacioni sensitiv që mund të sjellë pasoja për rendin publik, u kalua në hapin tjetër: goditjen e sistemeve komjuterike shqiptare.
“Përpara se të bëhet një sulm kibernetik gjithmonë ka një analizë para, ka një social engineering, që analizohen gjithë njerëzit që punojnë, që kanë infrastrukturën, që Ambasada e Iranit e ka pasur të thjeshtë fare se ka qenë vetëm 200 metra larg AKSHI. Çdo njeri unë kam dyshimet e mia që është analizuar, ndoshta në një laptop ai ka hapur USB e tij ose të AKSHI-t, ka aksesuar një server në një remote etj në një wifi jo publik por ka edhe shumë pikëpyetje të tjera pastaj që këto lloj sulmesh si në rastin që ndodhi wikileaks dhe dolën të gjitha të dhënat e Departamentit të Shtetit që ishin me bashkëpunëtor brenda”, u shpreh eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.
Ka një precedent të rrezikshëm që shkon në linjën që ngre eksperti i sigurisë kibernetike. Rreth 15 vite më parë, konsullata ruse në Bronks të Shteteve të Bashkuara kishte vendosur një antenë ilegale që penetronte në sistemet e institucioneve aty pranë. Të gjitha komunikimet dhe shkëmbimet mes zyrtarëve amerikanë siguroheshin nga celula e spiunëve pranë konsullatës. Madje, çdo shtetas amerikan që aplikonte për vizë, bëheshin dublikate dhe të dhënat e tyre personale përdoreshin për të krijuar pasaporta hyrjeje për spiunët rusë.
“Ambasada iraniane ka qenë e mbushur me diplomatë në mbulim por që ishin ushtarakë të KUD-s dhe eksponentë të rëndësishëm të inteligjencës iraniane. Ata kanë qenë të shumtë, qëllimet e tyre kanë qenë kryesisht për sulmet kibernetike dhe mbledhjen e informacionit, nuk është e rastit që atyre iu la vtm 24 orë kohë për tu larguar nga Shqipëria. Ka dyshime të forta në informacione bindëse që brenda ambasadës janë gjetur infrastruktura të tëra, pajisje të tëra që ishin në harmoni me hakerat në vende të tjera për të sulmuar dhe orkestruar atë që thamë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA