Në dosje zbulohet se personi me shtetësi austriake kishte si objektiv edhe sigurimin e informacioneve për liderin kryesore të MEK e cila në fakt jeton në Francë. Ajo mbërrin në Shqipëri në vizita sekrete ose për Samitin e Përvitshëm të opozitës iraniane që këtë vit u anulua për shkak të planeve për sulme terroriste.

“ARAM dhe ekipi i tij ishin të përqëndruar në marrjen e informacioneve rreth lidershipit të MEK, përkatësisht Maryam RAJAVI, Javad KHORASAN, Hasan NAY AEB-AGHA dhe Sadigheh HOSEINI.

“Grupi i vëzhgimit” planifikonte fotografimin dhe filmimin e këtyre drejtuesve të MEK, automjetet dhe targat e tyre”.

Nuk është saktësuar mënyra që do të përdorej për kryerjen e sulmit dhe objektivi i mundshëm, por nga një sulm i tillë mund të dëmtoheshin shumë njerëz, ndërmjet tyre shtetas shqiptare. Jo del në pah në planin për të realizuar një sulm edhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Tiranë. Në 22 mars 2018 në ambientet e jashtme të Kryegjyshatës u ndaluan tre persona të dyshuar të cilët u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë.

“Hadi Matari, një 24-vjeçar që goditi dhe plagoi rëndë me thikë një shkrimtar mund të jetë një skenar i mundshëm edhe në Shqipëri. Pse? Sepse ai ishte i lidhur me Gardën Revolucionare, ishte i lidhur me Kudsin, ne sot përveç një kleriku që kanë dashur tre herë të na e vrasin, përveç një politikani të lartë, ish kryeministrin tonë, tashmë kemi dhe një shkrimtar, ish deputet, edhe ai i shënjestruar nga ana e Iranit”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Top Channel