Premier League/ Liverpool nuk gabon në garën për Champions, “The Reds” mundin me dy gola Fulhamin
Diogo Jota ka humbur zyrtarisht Botërorin teksa për shkak të një tërheqje muskulore të pësuar në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ylli i Liverpool nuk mund të grumbullohet me Portugalinë për t’u nisur drejt Katarit.
Pas këtij lajmi vërtet të rëndë për Jotën, vetë futbollisti ka reaguar së fundmi ndërsa thekson se i mbetet të mbështesë kombëtaren si një tifoz i thjeshtë.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme në Anfield, por për fat të keq mbrëmja ime përfundoi në mënyrën më të keqe. Në minutat e fundit një nga ëndrrat e mia më të mëdha u shkatërrua. Tani më mbetet të jem në rolin e një tifozi dhe ta mbështesë Liverpoolin, por edhe kombëtaren nga jashtë. Do të luftoj për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Jota në rrjetet sociale.
Top Channel