Fasha 800 kWh/ Rama: Edhe për muajin nëntor presim ndonjë mundësi, për momentin nuk e kemi

18/10/2022 12:38

Dialogun me Bashkitë, kryesocialisti Rama e nisi nga Përmeti, ku zhvilloi një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm.

Rama komentoi krizën financiare si edhe atë energjitike, shkaktuar sikundër u shpreh nga lufta në Ukrainë. Sa I takon fashës 800 kWh, Rama tha se qeveria pret për ta shtyrë edhe për muajin nëntor nëse do të krijohet mundësia.

“Shohim një ndryshim shumë të rëndësishëm dhe një rritje të kërkesës. Një numër turistësh dhe vizitorësh që vijnë nga Tirana dhe nga zona të tjera të Shqipërisë, që do të ishte i paimagjinushëm pak vite më parë. Më kujtohet se si e kemi nisur rrugëtimin tonë në përmes dhe se çfarë depresioni dhe grije ishte këtu. Nuk kishte asnjë segment ku të ecje pa qenë i detyruar t’i shmangeshe një grope. Sot jemi në një situatë krejt tjetër, nuk them që jemi në pikën e mbërritjes por në këtë moment nëse krahasohemi me nga u nisëm jemi si nata me dita, por nëse krahasohemi me ku jemi nisur jemi në të gdhirë. Në Shqipëri nuk ka ardhur me bombat nga qielli por ,e kërcënimin e madh të pamundësimit të jetesës . Inflacioni i luftës nuk është një forcë të cilën mund ta asgjësosh, nuk është një prodhim I brendshëm, është një flamë që vjen dhe e mbështjell të gjithë vendin, nuk është qeveria që e ka provokuar, por nga ana tjetër qeveria është aty për të bërë atë që është e mundur. Në rast se ne nuk do të kishim mbrojtur çmimin e energjisë elektrike në të gjitha bizneset tuaja, pseja më e madhe e juaja do të kishin falimentua, sepse vetëm çmimi i energjisë do e bënte të pamundur aktivitetin. Shikoni se çfarë ndodh në vende më të përparuara sa ne, çdo ditë mbyllen biznese. Për ne është jetike të mbrojmë këtë dimër të vështirë familjet dhe bizneset e vogla e të bëjmë diçka më shumë për bizneset e mëdha që nuk e kanë të lehtë. Kemi vendosur një fashë që është më se e mjaftueshme për konsumin familjar. U krijua një mundësi për ta shtyrë e për të mos e vënë në tetor sepse patëm një ulje të konsumit sipas nesh jo vetëm për shkak të motit që e bënte të qëndrueshme as ftohjen e as ngrohjen. Patëm edhe reshje, jo të mjaftueshme. Edhe për muajin nëntor po rrimë e po presim nëse do të na krijohet ndonjë mundës, që për momentin nuk e kemi.

Top Channel