Viti i ri akademik ka nisur më bojkot të mësimit në shumicën prej universiteteve të vendit, por jo të gjithë kanë mbështetur vendimin e Sindikatës për të protestuar.

Pedagogët kanë lajmëruar se protesta dhe bojkoti i mësimit do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Gati të gjitha fakultetet e Tiranës është bojkotuar mësimi nga pedagogët me nisjen e sezonit të ri akademik, vetëm Fakulteti i Mjekësisë ka vijuar mësimin.

Gjithashtu është protestuar në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit,

Ndërsa në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe “Fan S. Noli” në Korçë kanë vijuar mësimin normalisht.

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë njoftoi vijimin e protestës së pedagogëve, duke filluar nga dita e sotme nëpërmjet qëndrimit në ambientet e jashtme të çdo fakulteti, nga ora 10.00 – 12.00.

Gjithashtu përmes një shkrese drejtuar autoriteteve drejtuese të njësive kryesore të IAL-ve Publik ata kërkojnë mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik, të quajtur në ketë kërkesë si Asamble e Përgjithshme, duke ftuar në këtë organizëm edhe punonjësit ndihmës akademikë/administrativë dhe përfaqësuesit e Qeverive Studentore, edhe pse këta të fundit nuk janë anëtarë të Asamblesë së Personelit Akademik.

Kujtojmë se Pedagogët po zhvillojnë protesta pasi kërkojnë dyfishimin e pagave. Ata mjaftohen me rritjen 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.

E hëna është data e nisjes së vitit të ri akademik, por pedagogët thonë se nëse qeveria nuk reagon, ata nuk do të hyjnë në auditore, ndërsa i bëjnë thirrje studentëve që të bashkohen nën sloganin “Investim për arsim cilësor”.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë parashikon nevojën e një fondi prej 15 milion euro për të vlerësuar rreth 5000 akademikë e staf administrativ, e kjo do të ishte e mundur sipas tyre duke kursyer nga tenderat publike.

Kjo javë është vendimtare për nisjen ose jo të vitit të ri akademik më 17 tetor, në varësi të reagimit ose heshtjes së qeverisë.

FOTO GALERI
1/59

Top Channel