Rreth 100 emigrantë ndalohen dhe zhvishen nga rojet, në incidentin degradues në kufirin Greqi-Turqi (fotot)

17/10/2022 16:27
Një imazh i rëndë i disa prej emigranteve të zhveshur u publikua nga ministri grek i emigracionit

Zbulimi në fundjavë i 92 emigrantëve të zhveshur në kufirin Greqi-Turqi ka shkaktuar zemërim dhe kritika nga organizatat ndërkombëtare, ndërsa dy kombet e përfshira fajësojnë njëra-tjetrën për dezinformim.

Emigrantët burra u gjetën pranë kufirin turko-grek në lumin Evros, thuhej në një deklaratë të policisë greke.

“UNHCR është e tronditur nga raportimi për gjetjen e 92 njerëzve të zhveshur në kufirin tokësor turko-grek, pa rroba në trup,” thuhej në një koment të Kombeve të Bashkuara.

“Ne dënojmë trajtime të tilla degraduese dhe kërkojmë një hetim të plotë për incidentin”, shtohej në të.

Greqia tha se “sjellja” e Turqisë është e turpshme, kurse Turqia dënonte fqinjen e saj si ‘shpërndarëse lajmesh të rreme’ dhe e akuzonte për ‘mizori’.

Policia greke tha se disa nga burrat kishin plagë trupore dhe se emigrantëve u ishin dhënë veshje, ndihmë mjekësore dhe ushqim.

Emigrantët kishin deklaruar për policinë dhe forcën kufitare të BE, Frontex, se ishin zhveshur nga rojet turke që i kishin sjellë pranë kufirit.

Turqia ka mohuar përfshirjen në incident duke e quajtur ngjarjen një “inskenim të makinerisë greke të lajmeve të rreme”.

Fahrettin Altun, kreu i komunikimeve të presidentit Rexhep Tajip Erdoğan tha se akuzat greke janë të pabaza e të rreme.

“Greqia edhe një herë po i tregon botës se nuk respekton dinjitetin e njeriut të shtypur e të vuajtur, duke publikuar fotot e refugjatëve që ka deportuar, duke i marrë me forcë objektet personale”, tha ai.

Turqia akuzon shpesh Greqinë për nxitje të emigrantëve me ngjyrë drejt Turqisë, ashtu siç bën dhe Greqia me akuzat ndaj Turqisë.

Athina ka nxitur Turqinë të respektojë një marrëveshje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian ku Ankaraja është zotuar të ndalojë fluksin e emigrantëve drejt Evropës në këmbim të miliona euro ndihma.

Frontex thanë se grupi ishin kryesisht refugjatë nga Afganistan e Siria.

FOTO GALERI
5/5
Një imazh i rëndë i disa prej emigranteve të zhveshur u publikua nga ministri grek i emigracionit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA