PS në zgjedhjet lokale/ Rama do të nisë turin e takimeve me kryebashkiakët dhe qytetarët

17/10/2022 09:41

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së tha se do të nisë turin e takimeve me kryebashkiakët dhe qytetarët.

Gazetari: Zoti Rama, keni caktuar një agjendë për turin që do të nisni për bashkitë?

Rama: Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktiviteti që nis nesër për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar intensivisht me të gjitha komunitetet, qoftë  për qeverisje vendore, qoftë për sfidat e përbashkëta. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Europa, ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen nga një agresion në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë, përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.

Top Channel