Protestuesit për Hong Kong-un rrihen nga siguria e konsullatës kineze në Manchester (video-fotot)

17/10/2022 17:04

Disa protestues për autonominë e Hong Kong para konsullatës kineze në Manchester në Veri të Britanisë, janë rrahur sot nga stafi i sigurisë që doli nga konsullata dhe një ri prej tyre u mor peng brenda rrethimit, njoftonin mediat britanike.

Burrat e paidentifikuar që dolën nga konsullata tërhoqën një protestues brenda kompleksit për ta keqtrajtuar, i cili mundi t’u shpëtonte më vonë me ndihmën e policisë britanike dhe demonstruesve të tjerë.

Protestuesi tha për rrjetin BBC: “Ata më tërhoqën brenda e më rrahën.”

Qeveria britanike i quante raportimet “shumë shqetësuese”, ndërsa konsullata tha se protestuesit kishin ngritur një imazh ofendues për presidentin e vendit.

Duke folur pas incidentit, një protestues i quajtur Bob, tha se stafi i konsullatës janë kinezë te tokës kryesore dhe jo të Hong Kong, kishin dalë jashtë dhe shkatërruan posterat e tyre.

“Kur tentuam t’i ndalonim ata më rrahën dhe me ndihmën e policisë britanike arrita të dal jashtë.

Konsullata u kishte kërkuar fillimisht të protestonin në anën tjetër të rrugës. Policia erdhi shpejt në skenë për të shpërndarë përleshjet, madje një nga oficerët hyrë brenda konsullatës për të tërhequr jashtë burrin e kapur nga rojet.

Protestat jashtë ambasadave në Londër kanë pasur edhe më parë përleshje por jo raste të tilla thuajse pengmarrjeje. Thirrjet janë shtuar për kërkim llogarie ndaj Kinës ndërsa zyrtari i latë i opozitës laburiste David Lammy, tha se sulmi ishte i papranueshëm. “Shtypja e një proteste paqësore nuk do të tolerohet kurrë në rrugët tona.

Konventa e Vienës garanton imunitet diplomatik të stafit dhe godinave të tyre, ndërsa diplomatët ose stafi i huaj mund të shpallen ‘persona non grata’ nga qeveritë vendore.

FOTO GALERI
3/4
Burrat e paidentifikuar që dolën nga konsullata tërhoqën një protestues brenda kompleksit për ta keqtrajtuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA