Protesta e pedagogëve/ Berisha: Vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e universiteteve

17/10/2022 13:25

Në një deklaratë për mediat, nga selia e PD, Sali Berisha apeloi sot studentë e qytetarë që t’I bashkohen protestës së pedagogëve.

Si shembull për kërkesat e tyre, që i konsideron legjitime, Berisha solli kolegët e tyre në Kosovës, për të cilët tha se paguhen dy herë më shumë se në Tiranë.

“Një grevë të fuqishme që ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve. Pas qëndrimit cinik, të papërgjegjshëm të qeverisë, sindikata vendosi të therrasë për bojktot të mësimit në universitete. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm, që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.

Pedagogët po kërkojnë vetëm ato që sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në Prishtinë pagat janë afërsisht 2 herë më të larta se në Tiranë. Qeveria e Kosovës, për shkak të rritjes së cmimeve vendosi të japë për cdo student 100 euro që ata të mund të përballohen me rritjen e cmimit të transportit dhe qerave. Universiteti i Prishtinës ka një buxhet më të lartë për kërkimet shkencore.

Kërkoj plotësimin e menjëhershëm të kërkesave. U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin kauzën e drejtë.” u shpreh Berisha.

Top Channel