Punonjës policie dhe disa shtetas grekë janë arrestuar në doganën greke të Krystallopigjisë (Kapshticë), pas një vëzhgimi disaditor, nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Policisë së Greqisë së Veriut.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së hënës dhe sipas informacioneve janë sekuestruar para dhe pasaporta false.

Policia e Punëve të Brendshme ka marrë një denoncim dhe prej andej ka nisur hetimi, në kuadër të të cilit janë monitoruar telefonat e të përfshirëve, nga të cilët janë regjistruar biseda inkriminuese.

Flitet për 14 arrestime që u kryen me akuzën për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, falsifikimeve dhe veprave të tjera penale.

Në këtë moment po kryhen kontrolle në disa shtëpi në qytetin e Follorinës për mbledhjen e provave shtesë.Lajmin e ka transmetuar ekskluzivisht televizioni publik ERT.

Top Channel