Ndryshime në policinë e Tiranës, Petrit Halo kalon në komisariatin nr.1! Ja kë zëvendëson

17/10/2022 09:21

Petrit Halo shef i komisariatit nr.4 emërohet shef i komisariatit nr.1. Halo zëvendëson në detyrë Bujar Mehmetin, i cili u pezullua 30 ditë nga detyra për shkak të ndërtimeve pa leje në territorin e komisariatit që ai drejtonte.

Ne komisariatin nr. 4 emërohet shef Luan Hysenji.

Këto janë emërimet e para të firmosura nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Top Channel