PS deklaron se është e gatshme të negociojë për reformën e re territoriale.

Në një prononim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha sot se PS nuk bën pazar me reformën, por mbetet e gatshme të dëgjojë opozitën lidhur me reformën e re territoriale.

“Gjithmonë ka vend për negociatë, por kjo nuk mund të jetë dicka që të jetë sërish pjesë e një pazari politik. PS nuk bën asnjë pazar që bie ndesh me mirëqeverisjen.

Sot bashkitë janë një transformim epokal me ato që kishim deri në 2015. Historia me 384 administrata në një vend me më pak se 3 mln banorë, unë mendoj se ishte e papranueshme. Shërbimet publike në cdo cep të territorit janë shumë më të mira.

I kemi dëgjuar dhe vijojmë t’i dëgjojmë, jam i gatshëm që bashkë me kolegen time të bëjmë një takim përfundim më Alibeajn e Cupin për të dialoguar e dëgjuar por e kam thënë, opinion im është ky dhe ndërkohë ditët në vijim le të përmbyllim dhe në fund është detyrë e komisionit të posacëm të dalë me një qëndrim përfundimtar me këtë cështje. Nëse do kemi dy qëndrime, edhe kjo është pjesë e demokracisë.”- u shpreh Balla.

Kujtojmë se më herët kreu i grupit të PS, Taulant Balla është shprehur se i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki ndërkohë që nga opozita është kërkuar që ky numër të shtohet.

Top Channel