Një model i ri i pamjes që mund të ketë patur profeti kristian Jezus Krishti është prezantuar së fundmi në Spanjë.
Skulptura super-realiste e krijuar me gomë natyrale, silikon dhe flokë të vërtetë njerëzorë, bazohet në të dhënat e marra nga e famshmja “Lecka e Turin”.
Modeli me masë jetësore ka të gjitha plagët që mund të jenë shkaktuar te biri i Zotit, duke përfshirë dhe prerjet në kokë që besohen të jenë shkaktuar nga kurora e gjembave.
Skulptura që peshon 75 kg dhe është 1.70 cm e gjatë ka gjithashtu plagën e shkaktuar në anë të trupit të tij nga “Shigjeta e Shenjtë”, si dhe gërvishtjet e shumta në trup që ai pësoi kur Pilati urdhëroi të rruhej me kamzhik dhe të tallej nga turmat.
Relika e Leckës së Turin është përmendur fillimisht në 1354, dhe ka habitur studiuesit e shekujve prej atëherë.
Disa besojnë se ajo është me të vërtetë veshja e Krishtit për kryqëzimit, ndërsa të tjerë argumentojnë se është një gënjeshtër e sofistikuar.
Lecka duket se vërtet mban imazhin e trupit të një burri por shkencëtarët asnjëherë nuk kanë rënë dakord për moshën e saj megjithë analizat dhe ekspertizën.
Të dhënat e para historike për Leckën e famshme datojnë prej shekullit 13th-14th në Francë kur peshkopët e kohës e shpallën lecken zyrtarisht të rreme.
Por kisha Katolike as nuk e ka pranuar as nuk e ka refuzuar atë.
Në vitin 2018, studiuesit thanë se disa gjurmë gjaku të gjetura në të, nuk përputheshin me gjakun e dalë nga trupi i njeriut.
Krijimi i ri është nxjerrë në shfaqje në katedralen e Salamanca në Spanjë dhe mund të vizitohet deri në dhjetor.
Organizatorët e ekzibicionit thonin: “Krijimi është një rrugëtim mes artit, shkencës dhe përfaqësimit të një njeriu nga Lecka”.
Jose Luis Retana, peshkopi i Salamanca, tha: “Sot në këtë katedrale do të jemi protagonistë të asaj që mund të jetë një sukses botëror dhe një mundësi të madhe për besimin fetar në Salamanca”.
Peshkopi Retana tha se trupi i burrit në Leckën e Shenjtë mund të përfaqësojë “konkretizimin e dashurisë së Zotit që kthehet në mish të Jezus Krishti, i cili vdes si keqbërës, me një sakrificë të tmerrshme për shpëtimin tonë. Bota nuk ka njohur ndonjëherë dashuri më të madhe”.
Top Channel