“Mënyra si opozita vepron mban erë”/ Rama: Ajo çfarë dimë nuk është e gjitha që duhet ditur

17/10/2022 09:42

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila zgjati rreth 60 minuta. Mbledhja ishte e fokusuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryetari i PS, Edi Rama do të nisë turin e takimeve me kryebashkiakët dhe qytetarët në të gjithë vendin për të shpjeguar reformat që qeveria do të marrë për të përballuar dimrin e vështirë që na pret, e për të përballuar krizat e shkaktuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Kryeministri u shpreh se në këtë situatë të vështirë që jemi duhet që të krijojmë lidhje me aleatë të fuqishëm dhe kritikoi opozitën për të cilën tha se premton vetëm izolimin dhe se është e zhytur në thesin e rublave.

Rama përsëriti sërish që ajo çfarë dimë është më pak se ç’duhet ditur duke e lënë të nënkuptuar këtë shprehje e duke mbyllur kështu prononcimin për mediat.

Rama: Çështja është se në këtë epokë kërcënimi kur Shqipëria nuk bën përjashtime duhet të përballemi me pasojat e diçkaje që është jashtë nesh, na duhet të themi sa më të qartë e të bashkuar e sa më të lidhur me partnerë e me aleatë të fuqishëm. Do të ishte mirë të kishim një opozitë të rrinte mirë në këtë kontekst por premton vetëm izolim nga bota por fatkeqësisht është e zhytur në thesin e rublave. Mënyra si vepron mban erë. Ajo çfarë dimë është më pak se ç’duhet ditur.

Top Channel