Kushëriri i mbretëreshës akuzohet për abuzime me të mitur në shtëpinë e fëmijës në Irlandë, para se të vritej me bombë nga IRA (fotot)

17/10/2022 15:50

Lord Mountbatten, ushtarak i lartë dhe kushëri i mbretëreshës së Anglisë, akuzohet se ka abuzuar me një djalë 11-vjeçar në një shtëpi fëmijësh në Irlandën e Veriut, në çështjen e hapur 43 vjet pas vdekjes së tij.

Viktima Arthur Smyth, i cili ka refuzuar të drejtën e anonimatit thotë se dy herë është abuzuar seksualisht nga anëtari i familjes mbretërore në vitin 1977 në institucionin famëkeq të fëmijëve Kincora në Irlandën e Veriut.

Lord Mountbatten, i cili është xhaxhai i Princit Philip dhe kushëri i dytë i mbretit George VI, u vra dy vjet më vonë me një bombë në jahtin e tij nga grupi militant irlandez IRA.

Tashmë për herë të parë gjykata e lartë në kryeqytetin Belfast do të dëgjojë akuzat për abuzimet seksuale në shtëpinë e fëmijës, të cilat janë vetëm disa nga pretendimet e shumta për mizori të zyrtarëve ndaj fëmijëve.

Një hetim i pesë viteve më parë zbuloi se të paktën 39 femije ishin abuzuar në Kincora – katër dekada pasi tre anëtarë të stafit të saj u burgosën për abuzime ndaj të paktën 11 viktimave.

Hetimet kritikonin mosveprimin e autoriteteve të Irlandës së Veriut ndaj raportimeve për abuzime si dhe të zyrtarëve britanikë që injoruan akuzat.

Megjthë pretendimet se agjencitë e sigurisë kishin ndihmuar me hetimet, asnjë provë që mbështet pretendimet nuk është pranuar. Viktima Smyth, tashmë 56 vjeçar, thotë se fillimisht është abuzuar nga anëtari i stafit William McGrath – që do të njihej më pas si ‘bisha e Kincora’ – pak pasi erdhi në shtëpinë e fëmijës.

Ai thotë se McGrath e prezantoi më pas me një ‘të huaj’ të fuqishëm në 1977 i cili kishte abuzuar seksualisht me të.

Smyth tha për rrjetin Sunday Life: “McGrath më tha që të takohem me një mik të veçantë, dhe më çoi në një zyrë të madhe. Emri i të huajit nuk përmendej asnjë herë në dhomë”.

Por ai thotë se kishte mësuar kush ishte abuzuesi i tij vetëm në vitin 1979, prej publicitetit të ekzekutimit të kushëririt të mbretëreshës, Lord Mountbatten nga militantet e IRA.

Smyth, i cili tani jeton në Australi, shton: Asnjëherë nuk e harron atë që të ka abuzuar, e bllokon por nuk e harron”.

Padia ndaj pedofilit Lord Mountbatten bëhet gjithashtu kundër institucioneve të Irlandës së Veriut si ministria e shëndetësisë dhe policia.

Pallati mbretëror Buckingham Palace nuk ka komentuar ende për çështjen, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

FOTO GALERI
3/3
Lord Mountbatten u vra dy vjet më vonë me një bombë në jahtin e tij nga grupi militant irlandez IRA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA