Këngëtari vdes nga ataku kardiak gjatë performancës në Paris (pamje të rënda)

17/10/2022 19:27

41-vjeçari që konsiderohej si një nga “artistët më të talentuar të gjeneratës së tij” humbi ndjenjat papritur në skenë teksa performonte.

Haiti i bënte sot homazhe këngëtarit të tyre Mikaben, vdekja e papritur e të cilit gjatë një koncerti në Paris ka shtangur vendin.

Artist, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, pësoi një atak kardiak ose një arrest kardiak gjatë performancës, duke shokuar fansat që e panë të rrëzohej teksa dilte nga skena.

Ai po luante në sallën 20,000-vendëshe Accor Arena në lindje të Parisit, si i ftuar nga grupi haitian që performonte ‘Carimi’.

Salla shkruante në njoftimin e vdekjes: “Ai vdiq nga një krizë në skenë, megjithë përpjekjet e shërbimeve të emergjencës”.

Video të shpërndara në rrjetet sociale e tregojnë atë duke performuar teksa më pas të kthehet duke shkuar drejt prapaskenës, por shembet papritur përtokë para spektatorëve, çka bën që muzika të ndalojë dhe shërbimet mjekësore të thirren me urgjencë.


Homazhe për të vinin nga i gjithë Haiti, teksa sallat dhe radiot luanin dje vetëm këngët e tij.

Reperi i njohur nga Haiti, Wyclef Jean, i grupit Fugees,  quante të ndjerin “nga artistët e rinj më frymëzues të kësaj gjenerate”, në një intervistë me rrjetin Miami Herald.

Mikaben, bir i këngëtarit të njohur vendas Lionel Benjamin, ka lindur në kryeqytetin Port-au-Prince, në 1981, dhe njihej si këngëtar, shkrimtar e producent.

Gruaja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë, falenderonte dashamirësit për lutjet e tyre në një mesazh por kërkonte privatësi.

FOTO GALERI
2/2
Ai po luante në sallën 20,000-vendëshe Accor Arena në lindje të Parisit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA