Një tjetër rast i trafikimit të kanabisit drejt Turqisë është goditur nga policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët turq.

Si rezultat i informacioneve të marra, janë arrestuar 2 shtetas turq të cilët transportonin lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

Janë marrë masa konkrete për të koordinuar punën me autoritetin doganor dhe TIA, në drejtim të kontrollit të përbashkët, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit.” –thuhet në njoftim.

Top Channel