“Është në gjendje të rëndë shëndetësore”, avokati i Lefter Kokës: Do dëgjoni fakte që s’i keni dëgjuar ndonjëherë

17/10/2022 11:35

Avokati i Lefter Kokës në një prononcim për mediat nga SPAK, u shpreh se ish-ministri është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai u shpreh se ai nuk mund të jetë në kushtet e paraburgimit në gjendjen që është duke kërkuar që çështja të shkojë në themel.

“Ditën e premte kjo gjykatë vendosi të rrëzojë kërkesën edhe pse administroi mendimet e 5 ekspertëve që zoti Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore, gjykata mori edhe rolin e mjekut dhe vendosi ta rrëzojë këkresën, kemi 9 seanca që vijojmë për të caktuar një vendimmarrje, në këto kushte do kërkojmë që çështja të shkojë në themel, nuk mund të jetë në kushtet e paraburgimit, e ka pritur me qetësi, por në shoqëri demokratike ai do të ishte i lirë. Ju ftojmë të merrni pjesë në seanca ku ai akuzohet, ai është i sëmurë, por është gjallë dhe do të mbajnë qëndrimin e tij për këtë proces. Ne ngulmojmë që çështja të shkojë në gjykim, janë 10 muaj që po heton prokuroria, nuk mund të zgjatet më mbajtja në burg në kushte të rënda shëndetësore. Do dëgjoni fakte të zotit Koka që nuk i keni dëgjuar ndonjëherë”, tha avokati i Kokës.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lejë në burg ish ministrin Lefter Koka në maj të këtij viti.  Ai akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.

Më parë ai kërkoi që të dërgohej në arrest shtëpiak duke ofruar si garanci pasurore shumën prej 200 mijë euro, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

 

Top Channel